Kompania DOALPAINT sh.p.k me seli në Elbasan operon në tregun shqiptar që prej vitit 2007. Doalpaint SHPK është e specializuar në prodhimin e bojërave të murit,dekorative,mobiljeve,hekurit,epokside si dhe në prodhimin e produkteve specifike për zgjidhjen e problematikave dhe kërkesave të ndryshme të klientëve. Nga viti në vit kompania ka ardhur duke u rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin me klientelen në të gjithë territorin shqiptar dhe përtej tij. DOALPAINT sh.p.k eshte e çertifikuar me çertifikatën e cilësise IS0 9001:2015 dhe si një markë e mbrojtur dhe e regjistruar. Zhvillimin e produkteve të saj e orienton në varesi te bashkëpunimeve dhe ekspertizave laboratorike të institutive më të mira kërkimore të bojërave në Itali.
Bojërat (ngjyrat) janë kontakti visual me objektet dhe cdo gjë tjeter që na rrethon, është ajo çfarë e bën të diversifikohet humori personal i gjithësecilit, ajo cfarë i jep një estetike syrit dhe shlodhje mendjes.
Përtej vizualitetit, bojërat kanë funksione fizike duke arsyetuar përdorimin e produkteve të caktuara në ambjente dhe shumellojshmëri siperfaqesh që do te kurohen. Bojerat kanë funsion parësor mbrojtejen e siperfaqes nga faktoret dëmtues atmosferike, fizike, kimik apo edhe biologjike duke sjelle kursimin në aspektin financiar afatgjatë sepse perdorimi i sakte i produkteve do mundesonte jetëgjatesi me të madhe për ambjentet apo strukturat në të cilat do të aplikohen. Sot në botë kostot prej korrozionit shkaktohet një dëm ekonomik prej 2.5 trilion $ cdo vit. Rreth 3.5% e GDP Globale. Perdorimi I bojerave ne menyre eficente do te reduktonte kete kosto në 375 M $ – 875 M $ cdo vit.
Bojërat ndihmojnë edhe ne ruajtjen e jeteve njerezore sic jane bojerat kunder zjarrit që mundesojne rezitence deri në 2 orë të strukturave ku ka rene zjarr ,kohë e cila mund të shërbeje per tu evakuar.
DOALPAINT si një markë, fale çertifikimeve ISO që ka dhe të tjerave që do të ketë, synon që me rritjen e eksperiencës në treg, të kthehet në një Brand ndërkombetar , që do të mundesojë përfshirjen e sa më shumë të rinjve në këtë industri , dhe që të rrisë eksportet shqipetare në Europe ,gjë që do te sillte nje impuls pozitiv edhe në ekonomine e Shqiperise.Per ne, punonjesit tanë janë partnere në biznes dhe klientet janë bashkëpunëtore. Kjo strategji e bën më të lehte rritjen e shpejtë dhe të sigurt pasi shërbimi që ofrohet është I cilesise më të lartë.