Pyetje te shpeshta

1-Per te lyer muret  e brendshem eshte me mire perdorimi  hidromatit qe kushton dhe me pak apo i bojes lavabile?

Hidromati është shumë i lirë, por ai mbulon pak dhe të shkërmoqet dhe në një të ardhme përpara se ta rilyesh duhet ta pastrosh murin me letër zmeril. Mund të përdoret për ambiente pak të rëndësishme si kantina garazhe, etj. Boja lavabile (plastike ose akrelike) eshte shumë e mirë për sipërfaqe të brendëshme pasi mbulon mirë jep një sipërfaqe më uniforme dhe ka rezistencë në kohë. Gjithashtu kur bëhet pisë mund të pastrohet pa i ndryshuar ngjyra.

2- Kam probleme me mykun ne shtepi kryesisht në guzhin dhe në dhomën e gjumit,cfar duhet të bëjë për ta eleminuar?

Për ti dhënë zgjidhje të sigurt këtij problemi shumë të përhapur më parë duhet të dimë shkaqet .

Për cilat mund të përmëndim disa  si më poshtë

·         Mure të jashtme që janë të ftohtë dhe kollonat e betonit

·         Lagështira që vjen nga themelet

·         Mungesa e ajërimit të ambientit

Për të zgjidhur përfundimisht problemin duhet të zgjidhni produktet specifike që mund të eliminojnë algat dhe mykun. Nuk i jep zgjidhje problemit pastrami me kandexhine,apo lyerja me bojë cdo 6 muaj.

Për këtë ne mund tju sygjerojmë bojën ANTICONDENSA e cila është efikase dhe e studjuar për ambientet me lagështirë.Në strukturën e sajë ka ka përzjerje sfera xhami të cilat i japin bojës një atësi termoizoluese. Aplikimi i saj bën të mundur rezistencën ndaj mykut për 4-5 vjet. Për të pasur një rezultat të mirë duhen dhënë dy duar me ANTICONDENSA.